toshkovski ne samitin policor boteror ne dubai u realizua takim me ministrin e puneve te brendshme te eba s 682320b77db47

Toshkovski në Samitin policor botëror në Dubai, u realizua takim me ministrin e Punëve të Brendshme të EBA-s

May 13, 2025
1 minut lexim

Shkup, 13 maj – Këto ditë me ftesë të ministrit të Punëve të Brendshme qëndroj në Emiratet e Bashkuara Arabe, ku do të marrë pjesë në Samitin policor botëror në Dubai, me ç’rast do të mbaj edhe fjalim, publikoi në profilin e tij në Fejsbuk, ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski.

Në kuadër të kësaj vizite, ministri Toshkovski ka realizuar takim bilateral me ministrin e Punëve të Brendshme të EBA-s, sheikun Saif bin Zajed al Nahjan. Ky është takimi i dytë i tyre për kohë të shkurtë, që është edhe një tregues për intensifikimin e marrëdhënieve dhe besimin e ndërsjellë mes dy vendeve.

large

“Biseduam për avancimin e bashkëpunimit strategjik të sigurisë, posaçërisht në fushën e luftës kundër krimit të organizuar transnacional, terrorizmit dhe kërcënimeve të reja të sigurisë, që nuk njohin kufij. Fokusi është vendosur në operacionalizimin e marrëveshjes tashmë të nënshkruar të bashkëpunimit në siguri, përmes formimit të ekipeve të përbashkëta operative dhe shkëmbimit të informacionit. Emiratet e Bashkuara Arabe mbeten një nga partnerët tanë në arkitekturën globale të sigurisë, ndërsa ky takim është një hap tjetër para në atë angazhim të përbashkët”, shkroi ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski në Fejsbuk.

BURIMI: zhurnal.mk

MARKETING

RENT A CAR

sejdiu qeveria eshte stabile do te kete zhvillime te reja 6823207d89b0a
Story i mëparshëm

Sejdiu: Qeveria është stabile, do të ketë zhvillime të reja

numerimi i votave preferenciale hapen kutite e para ne korce si eshte renditja e kandidateve 6823261f6c227
Story i radhës

Numërimi i votave preferenciale, hapen kutitë e para në Korçë! Si është renditja e kandidatëve

Të fundit nga

Horoskopi ditor, e Mërkurë 21 Maj 2025

Dashi Jeta juaj ne çift do jete ne qendër te vëmendjes sot. Do jeni te vetëdijshëm se partneri juaj është një person qe po e late pas dore mund t’iu ike përgjithmonë.
ShkoLartë