“Torcida” del me kërkesë të hapur për FBK-në

min lexim

Tifogrupi “Torcida” ka kërkuar nga Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) që të rishqyrtojë vendimin për ndalimin e udhëtime të tifozëve.

Ditë më parë FBK mori vendim për ndalimin e udhëtimeve të grupeve të tifozëve për ndeshjet si mysafirë, me përjashtim të ndeshjeve që organizohen nga kjo Federatë.

Këtë të martë, “Torcida” ka bërë një kërkesë të hapur për FBK-në që të shfuqizojë këtë vendim nga java e ardhshme.

Në të kundërtën, tifogrupi mitrovicas ka kërkuar edhe nga tifogrupet tjera që me vendim të përbashkët të bojkotojnë Superkupën, e cila së fundi u shty për në muajin dhjetor.

Postimi i plotë nga “Torcida” (pa ndërhyrje):

“Kërkesë e hapur për FBK

Torcida edhe një herë kërkon rishqyrtimin e vendimit të FBK për ndalimin e udhëtimeve jashtë të tifozëve në basketboll, ku me anë të kësaj shkrese kërkojmë që i njejti të shfuqizohet dhe prej javës së ardhëshme kërkesat për të qenë pranë klubit të zemrës TREPÇA ku do që zhvillon ndeshje të jenë të aprovuara,

Si qyteti që kemi hapur dyert për të gjithë ku publikisht kemi deklaruar se për secilin klub japim bileta kërkojmë mobilizim tek të gjithë që të ngrisin zërin bashkarisht për shfuqizimin e këtij vendimi ,

Është e pa drejtë të penalizohen tifozët në këtë mënyrë, ne vetëm dëshirojmë të jemi pranë klubit dhe vetëm kjo na intereson, asgjë tjetër.

Në të kundërtën ne inkurajojm edhe tifogrupet tjera që të jemi një zëri dhe me vendim unik të përbashkët të Bojkotojmë superkupën e Kosovës e cila edhe ashtu e humbi seriozitetin e saj duke u shtyrë dhe ndryshuar orari tash për herën e 3-të radhazi, ende së pari FBK nuk ka zyrtarizuar vendin e zhvillimit të superkupës dhe kjo tregon shumë për nivelin e seriozitetit si eveniment,

FBK shfuqizo vendimin”.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Butrint Imeri publikon pamje nga prapaskenat e këngës së re

Story i radhës

Shkup, shtetasi i Turqisë gjendet i vdekur në një hotel në rajonin e Bit Pazarit

Të fundit nga