Edhe në sportin ndërkombëtarë ka qenë një edicion i jashtëzakonshëm.
Padyshim mendja ishte te kompeticioni më i madh në elitën e futbollit, Liga e Kampionëve – ku Real Madrid dëshmoi pse quhet ‘Mbretërit’ i kësaj gare.
Real Madrid arriti ta fitojë trofeun e Ligës së Kampionëve duke mposhtur gjigantë të shumtë si PSG (3:2), Chelsea (5:4), Manchester City (6:5) dhe në finale Liverpoolin (1:0).
E bukura e këtij viti për “Galaktikët” ishte se secilën ndeshje arritën ta fitonin me përmbysje, duke befasuar të gjithë tifozët anë e mbanë globit.
Ndërkohë, Real Madrid fitoi edhe titullin e La Liga-s, derisa në kompeticionet e tjera, Man City u shpall kampion në Premierligë, AC Milan në Serie A, PSG në Ligue dhe Bayern Munich në Bundesliga.
‘Topi i Artë’ i Benzemas
Sulmuesi francez, Karim Benzema padyshim se ishte njeriu me meritor në suksesin e Real Madridit, skuadër kjo që triumfoi në Ligën e Kampionëve dhe në La Ligë. Francezi shënoi hiq më pak se 44 gola në 46 paraqitje me ‘Los Blancos’. Benzema fitojë çmimin ‘Topi i Artë’ për vitin që po e lëmë prapa.
Liga e Evropës ishte një tjetër kompeticion interesant me Eintracht Frankfurtin që e fitoi titullin (eliminoi Barcelonën në gjysmëfinale), pasi mposhti Rangers në finale.
Klubi gjerman zhvilloi lojë të bukur edicionin e kaluar, mirëpo e humbi Superkupën e UEFA-s në një ndeshje ndaj Real Madridit (0:2 në të mirë të ‘Los Blancos’”.
Kurse, kompeticioni i tretë sa i përket rëndësisë në futbollin evropian, Liga e Konferencës i takoi AS Romas. Skuadra italiane luajti në stadiumin e Shqipërisë, “AirAlbania” në finale ndaj Feyenoord, ku djemtë e Jose Mourinhos u shpallen kampion falë golit të NicoloZaniolos.
Kupa e Botës
E tërë vëmendja që një muaj është vetëm tek një turne – Kampionati Botëror “Katar 2022”, të cilën e ka sjellë ekskluzivisht Radio Televizioni i Kosovës (RTK).
Pas një muaji plot ndeshje, Kombëtarja e Argjentinës në krye me Lionel Messin arritën ta fitojnë titullin duke mposhtur në finale kampionin e vitit 2018, Francën.
Ndeshja ishte dramatike, ku vlerësohet si më e mira ndonjëherë me rezultatin përfundimtar pas kohës së rregullt dhe shtesës që doli të jetë 3:3, por Argjentina ishte më e saktë nga 11-metërshit (4:2).
Messi rrëmbeu ‘Topin e Artë’, Mbappe ‘Këpucën e Artë’ në Botërorin 2022
Asi i Argjentinës, Lionel Messi në Kupën e Botës ‘Katar 2022’ rrëmbeu ‘Topin e Artë’, duke qenë njeriu kryesor në suksesin e Argjentinës, e cila fitoj trofeun e Botërorit 2022.
Ndërkaq, ylli i Francës, Kylian Mbappe fitojë ‘Këpucën e Artë’ me tetë gola të shënuara dhe dy asistime, duke e lënë prapa Messin më shtata gola dhe një tri asistime.
Golden State Warrios kampion në NBA
Sa i përket basketbollit më të populluar në botë, NBA, viti 2021 i takoi Golden State Warriores.
Golden State pas një rrugëtimi të shkëlqyeshëm në finale arritën ta mposhtin Boston Celtics që të fitojnë trofeun e madh. Ylli i finaleve u shpall askush tjetër, përpos ‘snajperistit’ Stephen Curry.
Ndërkohë, lojtari më i mirë ishte Nikola Jokic i Denver, derisa top shënuesi ishte Joel Embiid nga Philadelhphia.