Toni Kroos mund të jetë surpriza e Real Madrid, rikuperohet mesfushori

1 minut lexim

Real Madrid do të tentojë përmbysjen kundër PSG, pasi ndeshjen e parë në Paris e humbi në fund. Kylian Mbappe i ndëshkoi spanjollët..

Real Madrid është motivuar pas fitores së fundit në LaLiga kundër Real Sociedad dhe trajneri Carlo Ancelotti e tha hapur se nëse luajnë njëlloj mund të kalojnë në çerekfinalet e Champions League.

Së fundmi trajneri italian ka marrë edhe një tjetër lajm të mirë, pasi është drejt rikuperimit të plotë mesfushori Toni Kroos.

Gjermani është stërvitur dhe për të do të merret nesër vendimi final. Nëse ia del, me gjasa do të jetë në stol të mërkurën në mbrëmje ndaj PSG.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Ambasadori rus në RMV thirret në MPJ, i jepet notë verbale

Story i radhës

6 shenja jo dhe aq të zakonshme që jep trupi para periodave

Të fundit nga