Toney mund të dënohet rëndë nga federata

November 17, 2022
1 minut lexim

Ivan Toney është padyshim një nga sulmuesit më në formë këto dy vitet e fundit në Premier League.

Bomberi i Brentford shkëlqeu në ndeshjen e fundit ndaj Manchester City, ku bëri që dy golat e tij t’i jepnin klubit fitoren ndaj Manchester City me rezultatin 1-2. Së fundmi, anglezi po përballet me akuza të rënda për shkeljene e rregullave sa i përket basteve sportive.

Federata Angleze e Futbollit ka njoftuar se Toney është duke u akuzuar për 232 raste ku ka vendosur baste e që është e ndaluar për futbollistët profesionistë. Federata ka bërë me dije se ai i ka vendosur bastet midis 25 shkurtit të vitit 2017 e deri më 23 janar të vitit 2021.

Gjatë kësaj periudhe, Toney ka luajtur për klubet e ligave më të ulëta se elita e futbollit anglez. Sulmuesi anglez ka kohë deri më 24 nëntor për t’iu përgjigjur akuzave nga FA.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Nikollovski: Jemi për anëtarësim në BE, por pa e ndryshuar Kushtetutën

Story i radhës

Tetova edhe dy vite pa plan të ri urbanistik

Të fundit nga

Asgjë nuk është e pamundur

Asgjë nuk është e pamundur. Nëse nuk mendoni kështu, ju do të jetoni me paaftësinë për të lëvizur, për të krijuar, për të evoluar, për të realizuar ëndrrat tuaja, të jeni të

A po i pengon qeveria projektet e Prishtinës?

Për sfidat, sukseset dhe planet e punës thirri konferencë për media. I pari i kryeqytetit, Përparim Rama, tregoi se 2024-ta ishte goxha vit sfidues për Prishtinën. Ai foli për sfidat që kanë
ShkoLartë