Tonali zbulon forcën lëvizëse të Milanit

December 16, 2022
min lexim

Në ditën që Milani mbush 123 vjeç, një nga lojtarët që simbolizon titullin e 19-të të kuqezinjve flet nga kampi stërvitor në Dubai dhe dikton linjën për vitin 2023: rikthimi drejt yllit të dytë është i realizueshëm. Sandro Tonali, mesfushori i Milanit, i ka idetë e qarta dhe njësoj si në fushë, edhe para kamerës, nuk fshihet: “Sot ka ende disa arsye për t’u penduar për humbjen ndaj Napolit.

Sidoqoftë, ka ende shumë ndeshje dhe në fund do ta bëjmë bilancin. Jemi të fortë dhe mund t’i fitojmë të gjitha ndeshjet e mbetura, sezoni i kaluar është një shembull. Ne të gjithë vozitëm në të njëjtën anë dhe fituam titullin. Jemi duke ndjekur një rrugë që duhet çuar përpara, një rrugë që filloi me Piolin, i cili është forca jonë lëvizëse. Ai na jep ekuilibër, na ka bërë të gjithë së bashku”.

Qëndrimi në këtë “rrugë” është i qartë dhe i padyshimtë. Pavarësisht moshës së tij të re, Tonali ka arritur lidership në fushë: “Ndihem i lumtur që jam bërë pikë referimi, por kjo nuk është vetëm falë meje, por edhe ekipit. Ne po bëjmë një udhëtim së bashku me trajnerin, ai është forca jonë lëvizëse, na jep ekuilibër brenda dhe jashtë fushës. Sezonin e parë luaja pak, tani rregullisht. Besimi që të jep fusha nuk e merr dot nag asgjë tjetër. Të luash është e vetmja gjë që të bën më të mirë”.

Tonali është “martuar” me Milanin, e tashmja dhe e ardhmja kuqezi janë të tijat. Tani shpreson se e njëjta gjë do të ndodhë edhe për Leaon, yllin e padiskutueshëm, që po përballet me rinovimin e kontratës: “Rafa duhet të vendosë se çfarë të bëjë. Ai po e jeton mirë dhe qetë këtë sezon, nuk duhet të mendojë për shumë gjëra.

Thjesht duhet të shkojë përpara dhe të luajë. Nuk mund të hyj në kokën e tij dhe t’i ndryshoj mendjen. Vetëm ai e di se cila është mënyra më e mirë, nëse do të qëndrojë këtu apo do të vendosë të marrë rrugë të tjera. Ne e dimë se ai është një fenomen dhe duhet të bëjë zgjedhjen më të mirë për veten”.

E njëjta dëshirë për “binjakun e tij të ndryshëm” në mesfushë: “Bennacer është themelor për Milanin. Nuk ka fjalë tjetër për ta përshkruar atë. Fondamental. Ai është kudo, vrapon për të gjithë, ngre nivelin teknik. Është e vështirë të luash pa Isma tani. Ai duhet të qëndrojë, e di më mirë se unë se çfarë është Milani, e di se çfarë mund të bëjmë së bashku”.

Së fundi, një rikthim tek… vetja, me një dëshirë për të ardhmen: “Për jetën në Milano? Varet nga kaq shumë aspekte, kaq shumë detaje, nga vlera e ekipit. Është një pyetje që duhet bërë sezon pas sezoni. Këtë sezon do të përgjigjesha se jam i lumtur. Gjithsesi, është e pamundur të parashikosh një karrierë 15-20 vjeçare”.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Në kombëtaren franceze ka lojtarë që nuk e pëlqejnë Benzeman

Story i radhës

Denoncimi për bombë, TAV me njoftim të rëndësishëm për fluturimet në Aeroportin e Shkupit

Të fundit nga

ShkoLartë