Mbrojtësi i Milan, Fikayo Tomori, ka folur së fundmi për atmosferën e netëve të Champions League në “San Siro”.
Në intervistën e dhënë për “UEFA” ai theksoi se në kët ndeshje gjithçka është ndryshe, madje shto që edhe dritat në “San Siro” ndriçojnë më shumë.
“Luhen ndeshjet e kampionatit, luhen kupat e vendit, por kur vjen puna te Champions League gjithçka është ndryshe.
Dritat në ‘San Siro’ ndriçojnë më shumë.
Ju dëgjoni tifozët deri në minutën e fundit para fillimit të ndeshjes, kur i gjithë stadiumi bërtet “Kampionët” së bashku.
Kjo ju jep të dridhura, edhe pse kjo ndodh çdo herë dhe është çmenduri.
Mbaj mend kur shënova kundër Liverpool-it, duke menduar:
‘Unë shënova në San Siro për Milanin në Champions League.
Kjo është ajo që kam parë të bëjnë idhujt e mi dhe tani po e bëj dhe unë.’”-tha Tomori.