Tomiyasu afër ujdisë së re me Arsenalin

Arsenali është në bisedime të avancuara me Takehiro Tomiyasun për zgjatjen e kontratës aktuale.

Sipas gazetarit të njohur Fabrizio Romano, bisedimet janë duke ecur mirë, teksa shtoi se do t’i rritet paga japonezit.

Tomiyasu ishte i lidhur me një rikthim në Itali, pasi shumë klube italiane ishin vënë pas tij.

Përndryshe, mbrojtësi japonez ka zhvilluar 13 paraqitje në Premier League, duke shënuar një gol dhe një asistim.

Story i mëparshëm

Revolucioni në fushën e automobilizmit: Po vjen vetura e parë me një lloj të ri baterie

Story i radhës

Izrael, gjykata rrëzon një ligj kyç për reformimin e gjyqësorit nga Kryeministri Netanyahu

Të fundit nga