Tomë Gashi për të arrestuarit: Nesër do të dalin para gjykatës, do të shohim çfarë fakte ka prokuroria

August 18, 2023
1 minut lexim

Avokati Tomë Gashi ka folur për zhvillimet e fundit politike në vend.

Gashi, mes tjerash, ka thënë se për njërin nga të arrestuarit e sotëm, Ridvan Muharremin, sipas tij, nuk mund ta thotë që është i implikuar.

Ai ka folur edhe për raportet e Kosovës me Shqipërinë e me SHBA-të, duke thënë se në prizmin e tij, Kosova është shtet në veti.

“Në prizmin tim, jemi shtet në veti dhe nuk duhet të kemi varshmërinë as me Shqipëri as me shtete tjera, jemi shtet demokratik, jemi shtet në veti. Do të ishte çmenduru, që të mos kemi bashkëpunim vëllazëror dhe bashkëpunim shtetërorë me Shqipërinë posaçërisht me Shtetet e  Bashkuara të Amerikës dhe me të gjitha shtete e tjera demokratike. Por posaçërisht me Shqipërinë, jemi një, fatkeqësisht të ndarë në dy shtete”, u shpreh Gashi në Edicionin Special në Klan Kosova.

“Sa i përket arrestimeve, unë Ridvan Muharremin e njoh shumë mirë, nuk mund të them se a është i implikuar, e njoh si biznesmen”.

Për të arrestuarit për rezervat shtetërore, Gashi, thotë se ka njohuri se nesër do të dalin para gjykatës.

“Ditën e nesërme do të vendoset për një masë a po jo. Do të dërgohen në gjykatë, që është procedurë e rregullt dhe do të shohim se çfarë fakte ka prokuroria. Prokuroria shpeshherë në raste të caktuara, fillimisht e arreston dikë e pastaj e heton”. 

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Vendet e Afrikës Perëndimore të gatshme për të ndërhyrë ushtarakisht në Niger

Story i radhës

Egoistët kalojnë keq në jetë, qe se çka i pret!

Të fundit nga

ShkoLartë