Tolgahan Sayışman ishte në Bebek të Turqisë një ditë më parë. Aktori tha se javën e parë të Ramazanit do të shkonte në zonat e prekura nga tërmeti.
Ndërsa ishte në Bebek, Tolgahan është pyetur nëse kanë marrë ndonjë masë paraprake për tërmetin.
Aktori u përgjigj:
“Edhe nëse shpëtoj familjen time, veten time, mendja ime do të jetë tek njerëzit që dua. Që nga tërmeti, gjendja psikologjike e gruas sime Almeda është përkeqësuar. Ajo dëshiron që unë të jem gjithmonë afër saj.”