Tmerruese: E mashtroi, e dërgoi në shtëpi dhe e dhunoi 12-vjeçaren për orë të tëra

November 23, 2022
1 minut lexim

Pasi e mashtroi 12 vjecaren, e solli deri në shtëpi. Më pas, D.S dyshohet se e dhunoi vajzën e mitur brenda kësaj shtëpie të pabanuar.

19 vjecari, e keqtrajtoi seksualisht viktimën për orë të tëra. Kështu do të vazhdonte deri sa, në vendngjarje u paraqitën pjesëtarët e Policisë së Kosovës.

Këta ishin njoftuar nga nëna e 12-vjeçares, e cila u kishte thënë se vajza e saj është larguar nga shtëpia pa dijeninë e saj.

Kësisoj, nga stacioni policor në Ferizaj u nisën me zyrtarët policor në kërkim të vajzës së mitur drejt të fshatit Sojevë ky dyshohej që po mbahej vajza.

Fillimisht, këta kishin hyrë gabimisht në shtëpinë e një fqinji rreth orës tre të mëngjesit.

Por, pasi kuptuan se shtëpia gjendet shumë afër, arritën ta identifikojnë e më pas edhe ta arrestojnë të dyshuarin.

D.S është dërguar në mbajtje për 48 orë, ndërsa gjatë ditës i është caktuar edhe masa e paraburgimit prej 48 orësh.

Informacione televizioni kërkoi nga kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Ferizaj, Shukri Jashari, mirëpo ai nuk pranoi të deklarohet.

Mirëpo, për gjendjen e së miturës kanë folur nga Qendra për Punë Sociale në Ferizaj.

Deri sa të trajtohet nga psikologu, e mitura po qëndron tek nëna e saj.

Mësohet se i dyshuari është reper, ndërsa prej vitesh jeton në qendër të Ferizajt.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Në Maqedoninë e Veriut shqiptarët 28 Nëntorin mund ta festojnë vetëm pas orarit të punës!

Story i radhës

Botërori “Katar 2022”/Ndeshje interesante sot, spikat ajo mes Belgjikës e Kanadasë

Të fundit nga

ShkoLartë