Një pasagjere ka vdekur në aeroplanin e linjës “United Airlines”.
Siç raporton Daily Mail, aeroplani ishte nisur nga SHBA-të me destinacion Britaninë e Madhe.
Dyshohet se viktima ka pësuar atak kardiak.
Ndërsa mjekët që mbërritën në aeroportin e Heathrow, ku u ul avioni konfirmuan vdekjen e pasagjeres, pasi sipas tyre zemra e viktimës kishte kohë që kishte ndaluar së rrahuri.