Tkurret ekonomia franceze

May 31, 2022
1 minut lexim

Ekonomia e Francës është tkurrur në çerekun e parë të vitit, pasi familjet kanë shpenzuar më pak sesa është menduar, për shkak të rritjes së inflacionit, kanë treguar autoritetet për përpilim të statistikave të martën.

Pushtimi rus në Ukrainë ka ndikuar në rritje të çmimeve të ushqimit dhe energjisë, duke rritur shqetësimet se presioni nga inflacioni mund të pengojë rimëkëmbjen ekonomike, pas pandemisë së koronavirusit.

Performaca ekonomike, më e dobët sesa pritej në Francë, i jep fund rritjes së fuqishme ekonomike pas pandemisë, dhe përbën sfidë për presidentin, Emmanuel Macron, i cili ka fituar mandatin e ri si president muajin e kaluar.

Sipas statistikave, në tremujorin e parë të vitit, bruto-prodhimi i brendshëm është tkurrur për 0.2 për qind.

Shpenzimet familjare kanë rënë për 1.9 për qind në periudhën e njëjtë, më keq sesa është pritur.

Inflacioni është rritur sërish në muajin maj, duke arritur në 5.2 për qind – për herë të parë kalon shifrën 5 për qind prej vitit 1985.

Çmimet e energjisë janë rritur po ashtu. Çmimet e ushqimit janë rritur për 4.2 për qind.

Megjithatë, inflacioni në Francë nuk është aq i lartë sa në vendet e Eurozonës.

Në Gjermani është raportuar një rekord prej 7.9 për qind, derisa në Spanjë inflacioni ka arritur në 8.7 për qind në muajin maj./REL

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Në ditën e presidentit kushtuar Ibrahim Rugovës – Kosova nderon Xhim Xhemën

Story i radhës

Messi: Benzema meriton Topin e Artë

Të fundit nga

Zemra e Trump-it papritmas bën TikTok

„Sa i përket TikTok-ut, ne do ta ndalojmë atë në SHBA. Unë kam këtë fuqi. Mund ta bëj me një dekret presidencial.“ – Presidenti i ardhshëm i SHBA-së, Donald Trump (78), në
ShkoLartë