Tjetër zhgënjim te Ferrari

March 10, 2023
1 minut lexim

Tjetër zhgënjim te Ferrari.

Pas garës së parë, ku rezultatet ishin larg pritshmërive dhe makina shumë më e ngadaltë se Red Bull, një tjetër lajm ka tronditur skuadrën italiane.

Inxhinieri francez, David Sanchez ka vendosur të japë dorëheqjen, duke krijuar një boshllëk të madh në skuadrën e Ferrrit.

Kush nuk e njeh, natyrisht që nuk shqetësohet nga ky lajm, por francezi nga Montpellier është njeriu përgjegjës për konceptimin e makinës me të cilën Ferrari garon këtë sezon të Formulës 1.

Nga skuadra e kuqe nuk ka ende asnjë koment për largimin e Sanchez, megjithatë kur të gjithë prisnin përmirësime, tërheqja e njeriut që ka konceptuar makinën, nuk është asnjëherë lajm i mirë.

Mbetet për t’u parë si do të reagojë “kokëkuqja” pas këtij vendimi dhe kujt do t’ia besojë detyrën e francezit, me qëllim përmirësimin e shpejtë të makinës.

Kjo pasi sezoni ka nisur dhe me makinën aktuale, vështirë se skuadra mund të luftojë për titull, edhe këtë vit.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Italia, konferencë për rindërtimin e Ukrainës më 26 prill

Story i radhës

Pasojat nga Covid dhe lufta në ekonomi/ Sejko: Banka e Shqipërisë po normalizon politikën monetare, inflancioni me trend rënës

Të fundit nga

Britania: Rusia mund të kryejë sulme kibernetike me IA

Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar ka paralajmëruar për rrezikun e sulmeve kibernetike me ndihmën e Inteligjencës Artificiale. Gjatë një konference të Mbrojtjes Kibernetike të NATO-s, Britania njoftoi se po krijon një laborator

Mblidhet Komiteti Ekzekutiv i FSHF-së

Komiteti Ekzekutiv i FSHF-së është mbledhur sot dhe ka marrë ndër të tjera dy vendime. Bëhet fjalë për heqjen e tarifës së pagesës te klubet e Kategorisë së Tretë, që nga sezoni 
ShkoLartë