Tjetër viktimë në botën e sportit ukrainas

March 3, 2022
1 minut lexim

Një tjetër viktimë në botën e sportit ukrainas, i cili u godit përsëri.

Trajneri i Kombëtares Ukrainase të Çiklizmit, Aleksander Kulik është vrarë nga rusët në luftën që po zhvillohet në Ukrainë.

65 vjeçari ka mbetur i vrarë derisa ishte duke u munduar t’i ndihmonte qytetarët afër qytetit Suma që të evakuoheshin dhe të shpëtonin nga bombardimet e agresorit rus.

“Ne i shprehim ngushëllime familjes”, ka shkruar Federata Ukrainase e Çiklizmit, e cila ka mbetur e tronditur me lajmin.

Lajmi për vdekjen e trajnerit që i ishte bashkuar ushtrisë ukrainase e ka goditur edhe Unionin Evropian të Çiklizmit.

“Trajneri i nderit i Ukrainës ka ndërruar jetë derisa po mundohej t’i evakuonte civilët. Mendimet dhe lutjet tona janë për familjen e tij, miqtë dhe për Federatën Ukrainase të Çiklizmit, por edhe presidentit të saj, Andriy Hrivko”, shkruan në profilin zyrtar.

Kulik është personi i katërt nga bota e sportit ukrainas që vritet brenda pak ditësh

Të martën ishte vrarë 19 vjeçari Yevhen Malyshev, i cili e kishte përfaqësuar Ukrainën për të rinj në sportin e biatlonit.

Gjithashtu, në këtë luftë u vranë edhe dy futbollistë ukrainas, Vitaliy Sapyło e Dima Martynenko.

Aleksander Kulik ishte babai i çiklistit lider të Ukrainës, Andriy Grivko.

32 vjeçari ishte kampion i Ukrainës para më pak se tre vjetësh dhe sigurisht se sugjerimet i ka marrë nga babai i tij tashmë i ndjerë.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Ermali Mamaqi shpërthen ndaj Bora Zemanit, komenti për Trixën

Story i radhës

Zgjedhjet e pjesshme vendore/ Ambasada Amerikane kërkon të ketë vëzhgues me 6 mars

Të fundit nga

ShkoLartë