Tjetër thyrje sigurie në tregun e NFT-ve OpenSea

Tregu i NFT-ve OpenSea javën e kaluar zbuloi se kishte rënë viktimë e një sulmi tjetër kësaj herë përmes një prej partnerëve të saj në platformë.

Një punonjës i Customer.io, kompanisë e cila ofron shërbimin e-mail për OpenSea, shkarkoi dhe ndau adresat e-mail të llogarive në OpenSea me një palë të tretë të panjohur.

Çdo përdorues i OpenSea apo abonent i buletinit duhet të ketë në konsideratë se e-mailet e tyre mund të jenë ekspozuar.

Aktualisht nuk ka informacion nëse fjalëkalimet apo të dhëna të tjera personale janë vjedhur. Kompania është duke punuar me Customer.io për të hetuar rastin.

Ndryshe sulmi phishing në Shkurt ndaj OpenSea që çoi në vjedhjen e qindra NFT-ve, kësaj herë përtej ekspozimit të adresave të e-mail-it nuk ka dëme të tjera.

Ende numri i lartë i përdoruesve të prekur e bën këtë thyerje sigurie shumë serioze. Afro 1.8 milionë përdorues kanë bërë blerje përmes rrjetit Ethereum në OpenSea. /PCWorld Albanian

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Inflacioni në Turqi arrin në nivel rekord në dy dekadat e fundit

Story i radhës

Nënshkruhet marrëveshja, ministri Krasniqi ndan fonde për Pejën e Istogun

Të fundit nga