Luiza Gega vijon serinë e paraqitjeve të shkëlqyera në këtë sezon të jashtëzakonshëm.
Suksesi i radhës për kampionen e Europës ka ardhur nga eventi në Biella Milano, aty ku atletja kuqezi doli e para në garën Mile (1609m).
Gega regjistroi kohën 4.41.34, duke siguar shkallën më të lartë të podiumit, rezultat që shënon rekordin e radhës kombëtar për atleten kuqezi.
100 metra larg finisht, Gega ishte e treta, në ndjekje të rivaleve nga Kenia dhe Burundi, por pas “ulërimave” të trajnerit Taulant Stërmasu, Luiza futi “turbon”, duke i kaluar për 10 metra të dyja kundërshtaret për të marrë triumfin në këtë event.