Për Brazilin çdo fitore pasohet me nga një dëmtim të rëndësishëm dhe në pritje të ndeshjes së të premtes me Kamerunin, trajneri Tite ka humbur edhe titullarin tjetër, Aleks Sandro.
Mbrojtësi i majtë i Juventusit ka pësuar një tërheqjen muskulore në ije dhe nuk do të jetë i gatshëm.
Këtë lajm e ka bërë të ditur në një lidhje direkte mjeku i përfaqësueses 5 herë kampione bote, Rodrigo Lasmar.
“Sandro ka pësuar një dhimbje të fortë në ijën e majtë dhe pas një rezonance magnetike kemi konfirmuar një tërheqje muskulore, e cila nuk e lejon atletin tonë që të jetë në fushë, në ndeshjen e ardhshme.
Gjithsesi, dëmtimi nuk është aspak serioz, prandaj nuk ka asgjë për t’u shqetësuar”.