Tjetër çmenduri e Marcelo Bielsës, trajneri fton lojtarin amator te Uruguaji

Jo më kot e quajnë “i çmenduri”.

Trajneri i kombëtares së Uruguait, Marcelo Bielsa është gati të ftojë në përfaqësuese një futbollist amator për ndeshjen e radhës miqësore, të planifikuar për në 31 maj kundër Kosta Rikës.

Bëhet fjalë për sulmuesin 24-vjeçar e Juventud Sorianos, Walter Dominguez. Lajmi u bë i ditur nga nga TNT Sports Argentina dhe vetë Dominguez e konfirmoi këtë në një intervistë të dhënë. “Më ftuan dhe jam shumë i lumtur, ishte një surprizë” – tha lojtari.

Dominguez ka shënuar 57 gola në 39 ndeshje gjatë këtij sezoni, shifra vërtet të kënaqshme, për një ekip kombëtar që është ende në kërkim të pasuesve të sulmuesve si Cavani dhe Suarez.

Story i mëparshëm

Kim u përgjigjet zërave për një romancë me Tom Brady

Story i radhës

Shpërthime në Rafah pas paralajmërimeve për evakuim

Të fundit nga