Tjetër aksident në Divjakë/ Makina humb kontrollin, vdes pasagjerja, shoferja transportohet në spital

January 3, 2023
1 minut lexim

Dy të vdekur dhe 5 të plagosur është bilanci i dy aksidenteve të ndodhura brenda 30 minutave në zonën e Divjakës.

Sipas policisë, rreth orës 17:00  në rrugan “3 urat-Çermë” shoferja e një Opeli ka humbur kontrollin e mjetit duke dalë nga rruga. Për pasojë ka ndërruar jetë pasagjera, ndërsa vetë drejtuesja e mjetit ka mbetur e plagosur dhe është transportuar në spital.

“Rreth orës 17:00, në aksin rrugor “3 urat-Çermë”, shtetasja B. A., duke drejtuar automjetin tip “Opel” ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga. Si pasojë, ka ndërruar jetë pasagjerja në automjet, shtetasja H. A., si edhe është dëmtuar dhe po merr ndihmën mjekësore në spital, drejtuesja e automjetit, shtetasja B. A”, thuhet në njoftimin e policisë.

Ndërkohë më herët në një tjetër aksident humbi jetën një person dhe u plagosën 4 të tjerë.

“Rreth orës 16:30, në aksin rrugor “Gradishtë-Spolat”, shtetasi L. D., duke drejtuar automjetin tip “Benz” ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga.

Si pasojë, ka ndërruar jetë drejtuesi i automjetit dhe janë dëmtuar pasagjerët, shtetasit Xh. S., 19 vjeç, R. D., 23 vjeç, F. C., 18 vjeç dhe D. D., 24 vjeç, të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve”, thote policia.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Garcia i befasuar me gazetarët: Deri tani ishit tre ose katër, jeni të mirëseardhur pas çdo ndeshje kur shënon Ronaldo

Story i radhës

BE: Duhet të zbatohen marrëveshjet e arritura deri tani, të niset me bisedimet për Asociacionin

Të fundit nga

ShkoLartë