Tite elozhe Neymarit: Është shkëndija e kësaj skuadre!

December 6, 2022
1 minut lexim

Humbja me Kamerunin as që kalon më në kokën e tij, përkundrazi ai ishte i bindur se skuadra do të reagonte dhe mbi të gjitha kishte të drejtë teksa i besoi Nejmarit rikthimin e shpejtë në fushë, pasi realisht, me numrin 10, “Seleçao” është diçka tjetër, siç e pamë dhe e provoi në kurriz Koreja e Jugut. Dhe pikërisht te Nejmari ndalet edhe pjesa më e madhe e konferencës së trajnerit të Brazilit, Tite:

“Të qenit lider teknik do të thotë që kur një skuadër kërkon që të mbështetet fort te një individ, e di se te ai ka edhe harkun dhe shigjetën, me të cilën mund të bëjë diferencën.

Secili prej lojtarëve të mi ka karakteristikat e veta për të goditur në fushë, por Nejmari është epiqendra që vlerëson të gjithë të tjerët. Është shkëndija që di të ndezë atë zjarr që nevojitet për të shkuar te fitorja e Kupës së Botës.

Nga 18 goditje, 10 në kuadratin e koreanëve? Nëse ekuilibri rrëshqet një moment, mundësia për të humbur është më e madhe.

Për të pasur këta lojtarë duhet të impenjohesh dhe të pozicionohesh në fushë në mënyra të ndryshme, por gjithmonë të sakta.

Shpirti i përbashkët i sakrificës duhet të mbizotërojë, sepse vërtet jemi ofensivë dhe bëjmë gjëra të mëdha në sulm, por në mbrojtje sulmuesit duhet të jenë mbrojtësit tanë të parë”, përfundoi 61-vjeçari..

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

​Inaugurohet vepra e artit “Never Say Never”

Story i radhës

Berishës i mbesin shenjat në fytyrë pas sulmit

Të fundit nga

ShkoLartë