Gleison Bremer është grumbulluar për herën e parë nga Brazili.
Trajneri Tite e ka shpjeguar zgjedhjen e tij në konferencë për shtyp:
“Në dy sezonet e fundit ka qenë mes më të mirëve të kampionatit italian, më i miri i sezonit të fundit. Tani ka kaluar nga Torino tek Juventus dhe po bën përsëri një kampionat të madh”, ka thënë Tite.
“Shkolla italiane është shumë kërkuese me mbrojtësit, ka të gjitha karakteristikat për të luftuar me Magalhaes, Ibanez, Lucas Verissimo, Rodrigo Caio. Felipe, Leo Ortiz… të gjithë duhet ta rrisin nivelin”.
Gëzim i madh për mbrojtësin e Roma-s, Roger Ibanez, i cili është grumbulluar gjithashtu për miqësoret e ardhshme të Brazilit.
“Kemi folur me trajnerët e kombëtareve të të rinjve, kemi ndjekur ndeshjet e tij me Roma-n dhe kam kontaktuar Mourinho-n, që ka qenë një ndihmë e madhe.
“Mund të luajë në një skemë me tre mbrojtës ose me katër, por edhe si mbrojtës krahu. Ky është momenti i tij më i mirë, kjo rritje e lojtarit është thelbësore”.