Policia e Tiranës gjatë orëve të fundit ka vënë në pranga 13 shtetas, për vepra të ndryshme penale.
Të arrestuarit janë të moshës nga 27 deri në 64-vjeç.
Veprat penale, janë për dhunë në familje, kundërshtim i forcave të policisë, thyerje e masës sigurisë dhe drejtim i automjetit në gjendje të dehur apo pa leje drejtimi.
Njoftimi i policisë:
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 arrestuan shtetasit:
– 64 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij;
– 30 vjeç, banues në Tiranë, pasi në bulevardin “Bajram Curri”, ka kundërshtuar me forcë dhe ka goditur për shkak të detyrës, një punonjës policie.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 arrestuan shtetasit:
– 33 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj motrës së tij;
– 51 vjeç, banues në Tiranë, pasi është kapur duke vjedhur në një market në Rrugën Bardhyl;
– 55 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5 ndaluan shtetasin , 27 vjeç, banues në Tiranë, pasi Gjykata e Apelit Tiranë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 arrestuan shtetasin , 23 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan shtetasit:
– R. B., 41 vjeç, J. R., 48 vjeç dhe D. A., 43 vjeç, të tre banues në Tiranë, pasi u kapën duke drejtuar automjetet përkatëse, në gjendje të dehur;
– V. E., 41 vjeç, banues në Tiranë, pasi u kap duke drejtuar automjetin, pa leje drejtimi;
– A. K., pasi duke drejtuar automjetin, në Rrugën e Kavajës, është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin A. L., dhe si pasojë është dëmtuar drejtuesi i motomjetit dhe pasagjerja në këtë motomjet, të cilët ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën;
– Xh. P., 27 vjeç, banues në Tiranë, pasi duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin S. M., 29 vjeç. Si pasojë janë dëmtuar shtetasi S. M. dhe pasagjerja në automjetin që ai drejtonte, të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.