Rritja e çmimeve të karburantit dhe atyre ushqimore ka çuar në protesta të reja në Tiranë. Qytetarët kërkojnë marrjen e masave për uljen e çmimeve.
Në Tiranë rifilluan protestat kundër rritjes së pandalshme të ꞔmimit të karburantit, të produkteve ushqimore dhe shërbimeve.Pas protestave në pranverën e këtij viti, qytetarët e Tiranës i rifilluan ato të mërkurën, (15.06) duke i kërkuar qeverisë të marrë masa për uljen e ꞔmimeve.
Me parullën e protestave të marsit “Do dalim në rrugë me qindra dhe mijëra, po nuk ranë çmimet do bjerë qeveria”, protestuesit u mblodhën në sheshin “Skënderbe” dhe marshuan drejt kryeministrisë. Ata kërkuan uljen e ꞔmimeve dhe “një jetë me dinjitet”. Studentë që morën fjalën para protestuesve vunë në dukje “rënien drastike të kursimeve dhe konsumit, gjë që vë në pikëpyetje të ardhmen dhe ekzistencën.”
Në Shqipëri si pasojë e luftës në Ukrainë çmimet e produkteve ushqimore, sidomos të atyre që kanë si bazë drithërat janë rritur me mbi 30 përqind. Rritje kanë pësuar karburantet, shërbimet e transportit, materialet e ndërtimit dhe ato elektrike.
Shifrat zyrtare flasin për rritje të çmimit të bukës nga 22 deri në 58 përqind, atë mishit dhe të prodhimeve blegtorale me rreth 40 përqind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Çmimet e karburanteve në Shqipëri janë më të larta se në vendet e tjera të rajonit dhe ato të BE: një litër naftë kushton 2, 3 euro./DW