​Tiranë, opozita në protestë

min lexim

Forcat opozitare në Shqipërisë, udhëhequra nga Partia Demokratike e Partia e Lirisë do të protestojnë sot në Tiranë. Sipas tyre, arsye e protestës është “gjendja katastrofale nga vjedhjet e papërmbajtura të pasurive publike, vjedhjet e buxheteve familjare nëpërmjet çmimeve të larta, pabarazisë absolute para ligjit që sundon në Shqipëri”.

Policia e Shtetit ka njoftuar masat e marra, lidhur me protestën e thirrur nga opozita në orën 16:00.

Sipas policisë do të ndalohet qarkullimi në disa akse rrugore në qendër të Tiranës. Bllokimi do të nisë në orën 15:00, një orë para se të nisë protesta e ndërsa do të zgjasë për të paktën deri në orën 20:00.

Segmentet rrugore që do të jenë të bllokuara, duke filluar prej orës 15:00, deri në përfundim të tubimit, janë: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, sheshi “Nënë Tereza”, rruga “Ismail Qemali”, nga kryqëzimi i rrugës së Elbasanit me rrugën “Ibrahim Rugova”, rruga “Papa Gjon Pali II”, bulevardi “Zhan D’Ark” dhe bulevardi “Bajram Curri”, nga kryqëzimi i Rrugës së Elbasanit me rrugën “Ibrahim Rugova”.

Policia kërkon mirëkuptimin e qytetarëve që të shmangin lëvizjen me automjete, në këto akse rrugore, dhe të përdorin rrugë alternative, me qëllim moskrijimin e konfuzionit dhe për të mos penguar lëvizjen e lirë të qytetarëve.

Policia e Shtetit garantoi se ka marrë të gjitha masat e sigurisë, në përmbushje të përgjegjësive institucionale të saj, për garantimin e rendit dhe sigurisë, para, gjatë dhe pas përfundimit të tubimit, si dhe për sigurinë rrugore, në të gjithë territorin e vendit, veçanërisht në sheshet dhe segmentet rrugore, në të cilat do të zhvillohet tubimi.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Shishe plastike apo qelqi? Zbulojeni tani, ja pse nuk duhet të përdorim këtë material për mbajtjen e ujit

Story i radhës

Jo më punë nga shtëpia! Ky është email-i i parë i Elon Musk për stafin e Twitter

Të fundit nga