Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të marte në rrugën “4 Dëshmorët” në kryeqytet.
Një 43 vjeçar ka dhunuar me sende të forta bashkëshorten e tij dhe më pas është larguar.
Si pasojë 47-vjeçarja është dëmtuar dhe ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Autori është shpallur në kërkim.
Njoftimi i policisë:
Më datë 11.07.2023, në rrugën “4 Dëshmorët”, shtetasi A. Sh., 43 vjeç (shurdhmemec), dyshohet se ka goditur me sende të forta bashkëshorten e tij, shtetasen Gj. Sh., 47 vjeçe, dhe më pas është larguar.