Tirana vijon denoncimet për ndeshjen ndaj Besëlidhjes

min lexim

Ka ardhur një tjetër reagim nga Tirana për ndeshjen kundër Besëlidhjes, takim i zhvilluar të dielën, i vlefshëm për javën e gjashtë në Superligën e basketbollit të meshkujve.

Një sfidë që ka prodhuar shumë polemika, me Tiranën që ka lëshuar akuza të forta në drejtim të arbitrave dhe Federatës Shqiptare të Basketbollit.

Tirana ka postuar një video, në të cilën shikohet qartë se si lojtari bardheblu provokohet nga basketbollisti i Besëlidhjes, veprim që solli edhe tension në parket, teksa trajneri Erkand Karaj u ndëshkua me teknikë përjashtimi.

Reagimi i bardhebluve

“Nga ndeshja Tirana Neptun – Beslidhja, ku shikohet qartë sesi lojtari i Besëlidhjes provokon në fytyrë lojtarin e Tiranës Alimani dhe më pas arbitri Ervin Koçi në vënd që të ndëshkojë lojtarin e Besëlidhjes jep teknik për stolin bardheblu dhe teknikun e dytë në harkun e dy minutave për trajnerin Erkand Karaj duke e ndëshkuar me teknik përjashtimi nga ndeshja”, shkruhet në reagimin e Tiranës.

Kryeqytasit, siç dihet vendosën që të tërhiqen 24 orë para nisjes së sezonit në Ligën Unike dhe një prej arsyeve në marrjen e këtij vendimi ekstrem janë pikërisht ngjarjet në ndeshjen kundër ekipit lezhjan.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Trençevska: Kriza e emigrantëve solli përvoja dhe sfida të reja

Story i radhës

Politikanët po shquhen për urrejtje ndaj njëri-tjetrit, në vend se ta gjejnë gjuhen e përbashkët

Të fundit nga