Kanë përfunduar të dy ndeshjet e programit të sotëm të Superligës së Shqipërisë, ku kemi disa rezultate tejet interesante.
Pas plot 90’ minutave lojë të zhvilluara, lideri i tabelës Tirana ka shënuar fitore me rezultat 3:0 kundër Egnatias, kështu duke vazhduar me hapa të sigurte garën drejt titullit të Superligës.
Me pikët e reja, Tirana gjendet në kuotën e 66 pikëve, krahas kundërshtarit të sotëm Egnatias, që zë vendin e tetë në tabelë me vetëm 31 pikë.
Në anën tjetër, krahas kësaj ndeshje u zhvillua edhe takimi tjetër mes skuadrës së Kastriotit dhe Kukësit, ku vendasit shënuan fitore minimale 1:0 kundër Kukësit.
Me pikët e reja, skuadra e Kastriotit zë vendin e gjashtë në tabelë me gjithsej 37 pikë, krahas Kukësit që renditet në vendin e tretë me 45 pikë të arkëtuara.
Rezultatet e ndeshjeve të sotme në Superligën e Shqipërisë i gjeni më poshtë.
Egnatia 0:3 KF Tirana
Kastrioti 1:0 Kukësi