Klajdi Kuka është futbollisti më i ri i Tiranës.
Portieri me eksperiencë ka nisur sot një aventurë të re me ngjyrat bardheblu.
35-vjeçari mbërrin në kryeqytet si kampion në fuqi, pasi ishte pjesë e rrogozhinasve sezonine shkuar, kur u shpallën kampionë për herë të dytë radhazi.
Për Kukën ky është një rikthim pasi ai ka nisur karrierën te Tirana, për të luajtur më pas me skuadra të tjera në Shqipëri.
Ai ka mbajtur veshur fanellën e Tomorit, Tërbunit, Kastriotit, Vorës, Turbinës, Dinamos, Besës, Laçit, Flamurtarit dhe Elbasanit.
Burimi: botasot.info


