500 personave u kerkohet evakuim urgjent u rrezikohet jeta nga prurjet e lumit erzen 695fb315c4278

500 personave u kërkohet evakuim urgjent, u rrezikohet jeta nga prurjet e lumit Erzen

January 8, 2026
1 minut lexim

Prefektura e Qarkut Durrës ka shpallur një thirrje urgjente për evakuimin e menjëhershëm të banorëve në zonën e Sukthit, për shkak të rrezikut të lartë nga prurjet e shumta të lumit Erzen.

Sipas njoftimit zyrtar, rreth 500 persona ndodhen në zona të prekura nga përmbytjet, dhe jeta e tyre është në rrezik të drejtpërdrejtë. Autoritetet lokale bëjnë thirrje për bashkëpunim të menjëhershëm me strukturat e emergjencës civile dhe kërkojnë nga qytetarët që të largohen sa më shpejt nga zonat e rrezikuara.

Evakuimi i qytetarëve po organizohet nën koordinimin e Bashkisë Durrës, Policisë së Shtetit dhe shërbimeve të emergjencës civile. Po ofrohen mjetet e transportit për banorët, si dhe strehim të përkohshëm dhe asistencë për ata që kanë nevojë.

Prefektura kërkon nga qytetarët që të tregojnë kujdes maksimal dhe të ndjekin udhëzimet e autoriteteve për të shmangur çdo rrezik të mundshëm nga përmbytjet, duke përfshirë shmangien e lëvizjeve të panevojshme dhe qëndrimin në zona të siguruara deri në normalizimin e situatës.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

mashtrim me banesa shkupjanja 23 vjecare ne pranga 695fa69287328
Lajmi i mëparshëm

Mashtrim me banesa, shkupjanja 23-vjeçare në pranga!

tirana vazhdon fushaten e perforcimeve 695fb37536ee8
Lajmi i radhës

Tirana vazhdon fushatën e përforcimeve

Të fundit nga

Doli: Edhe 15 minatorë dolën nga miniera

Pesëmbëdhjetë minatorë kanë dalë nga miniera pas disa orësh të vështira të kaluara të ngujuar në thellësi, duke sjellë lehtësim dhe shpresë për familjarët dhe kolegët e tyre. Lajmin e ka bërë
ShkoLartë