Tirana, në maje të qyteteve me rritje më të shpejtë në Evropë

Pavarësisht faktit se popullata në Ballkan është e përqëndruar në zonat urbane, statistikat flasin se jo të gjitha qytetet kanë rritje të njëjtë. Tirana e Shkupi shënojnë rritjen më të madhe të popullatës

Qyteti i Tiranës renditet në maje të listës së qyteteve në Evropë për shtimin e numrit të banorëve. Kështu thonë të dhënat Kombeve të Bashkuara për periudhën 2020-2025.

Edhe pse në të gjitha shtetet e Ballkanit një pjesë e madhe e popullatës janë të përqëndruar në mjediset urbane, megjithatë rritja nuk është e njëjtë te të gjithë. Tirana, është e vetme në rajon e cila shënon rritje të dyfishtë, ndoshta edhe më shumë në krahasim me qytetet tjera.

Nga ana tjetër kryeqyteti i Kroacisë, Zagrebi në vitet e ardhshme pritet të kenë më pak banorë. Aktualisht ky qytet shënon rrënie prej minus 0.02 për qind.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Xi Jinping: Nuk ka nevojë të ndryshohet sistemi qeverisës i Hong Kongut

Story i radhës

Ministrja e parë afro-gjermane në Gjermani

Të fundit nga