Tirana kryeson në Grupin A

Tirana kampione në volejboll për meshkuj udhëheq renditjen edhe pas ndeshjeve të javës së dytë të Kupës së Shqipërisë. Bardheblutë marrin frendat e Grupit A pas fitores 3-0 ndaj Vllaznisë rivale. Ndeshje e komanduar nga kryeqytetasit (25-13, 25-20, 25-19), që nuk e vunë në asnjë moment në dyshim fitoren.

Në vendin e dytë ndodhet Skënderbeu, që fitoi 3-1 në Elbasan ndaj ekipit vendës (25-20, 22-25, 25-21, 25-21). Ndeshje me rivalitet shumicën e kohës, vendosur nga përvoja e skuadrës korcare, që synon kualifikimin në gjysmëfinale.

Në Grupin B, skuadra e Teutës arriti një fitore surprizë në kryeqytet ndaj Studentit me rezultatin 3-0 (25-16, 25-23, 29-27). Student u përpoq të fitojë, por gaboi në momentet vendimtare të setit, duke qëndruar në fundin e renditjes pa asnjë pikë.

Fitore në setin final arrin Erzeni, që në kryeqytet mundi 3-2 Partizanin, në një ndeshje mjaft dramatike. Partizani kaloi dy herë në epërsi, duke fituar 25-23 e 25-17 setin e parë e atë të tretë. Ndërkohë që, dy herë kundërpërgjigjen Erzeni, që fiton 26-24 e 25-19 setin e dytë dhe atë të katërt. Në setin final nuk ka histori, pasi shijakasit fitojnë thellë 15-6, duke marrë kreun e grupit.

Meshkuj-Grupi A (java e dytë)

Tirana – Vllaznia, 3-0

Elbasani – Skënderbeu, 1-3

Renditja: Tirana 6 pikë, Skënderbeu 4 pikë, Vllaznia 2 pikë, Elbasani 0 pikë.

Meshkuj-Grupi B (java e dytë)

Studenti – Teuta, 0-3

Partizani – Erzeni, 2-3

Renditja: Erzeni 5 pikë, Partizani 4 pikë, Teuta 3 pikë, Studenti 0 pikë.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Gjërat që mund të kontrollosh

Story i radhës

Nuk ia dola dot…! Jul Deda reagon pasi humbi në primaret e PD-së për Tiranën

Të fundit nga