Tirana dhe Vllaznia përballen sot për trofeun e Superkupës së Shqipërisë

December 7, 2022
1 minut lexim

Superkupa e Shqipërisë është një ndeshje e cila luhet mes fituesit të Superligës së Shqipërisë dhe atij të Kupës së Shqipërisë.

Sonte me fillim nga ora 19:00 stadiumi “Air Albania” do të jetë nikoqir i përballjes mes Tiranës dhe skuadrës së Vllaznisë.

Tirana është kampione aktuale e Superligës së Shqipërisë, ndërsa Vllaznisë iu desh ta mposht Laçin 2:1 në finale të Kupës së Shqipërisë për të arritur në finalen e Superkupës.

Të dy këto skuadra u përballën për herë të fundit në muajin nëntor të këtij viti në kuadër të kampionatit shqiptar, ku ndeshja përfundoi pa fitues me rezultat të barabartë 0:0.

Deri tani, janë zhvilluar plot 28 finale të Superkupës së Shqipërisë, ku skuadra më e suksesshme është Tirana duke e fituar trofeun në fjalë në 11 raste.

Kampioni aktual i Superkupës së Shqipërisë është Teuta, e cila në finalen e 28 gushtit të vitit 2021 e mposhti 3:0 Teutën.

19:00 Tirana – Vllaznia (Stadiumi Air Albania)

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Protestohet të premten para Komunës së Prishtinës, kjo është arsyeja

Story i radhës

Shfrytëzonte lokalin në Fier për prostitucion/ Pranga administratores, nën hetim një vajzë dhe dy djem

Të fundit nga

ShkoLartë