tirana dhe teuta shpallen kampione per vitin 2022 634fd2e946f59

Tirana dhe Teuta shpallen kampionë për vitin 2022

October 19, 2022
1 minut lexim

Në mjediset e Akademisë Barleti në kryeqytet, u zhvillua Kampionati Kombëtar i Pingpongut për të rritur.

Në këtë event morën pjesë ekipet e Elbasanit, Tomorit, Teutës, Tiranës, Top Spin Tirana, Akademia Gjikondi, Vllaznisë, Përmetit, Librazhdit dhe Partizanit.

Kampionati pati mjaft rivalitet, teksa rezultati i ngushtë 3-2 u fiksua në shumë ndeshje.

Për meshkuj, kampion u shpall ekipi i Tiranës, që la pas Elbasanin dhe Tomorin. Ndërsa për femra, kampione e Shqipërisë për vitin 2022 u shpall Teuta, duke lënë pas Tomorin dhe Elbasanin.

Në event morën pjesë tenistët më të mirë në vend, që dhuruan emocione dhe sfida me rivalitet të madh. Te meshkujt, Tirana zbret nga froni Elbasanin, ndërsa te femrat, ekipi i Teutës mori titullin e nëntë radhazi. Së shpejti, Federata e Pingpongut do të organizojë edhe Kupën e Shqipërisë.

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

okb rusia eshte pergjegjese per shumicen e krimeve te luftes ne ukraine 634fd271df2ce
Story i mëparshëm

OKB: Rusia është përgjegjëse për shumicën e krimeve të luftës në Ukrainë

bota ne prag te katastrofes berthamore eksperti jep alarmin 634fd540591f9
Story i radhës

Bota në prag të katastrofës bërthamore, eksperti jep alarmin

Të fundit nga

Pedro Pascal befason Ana De Armas

Mbrëmja e premierës së shumëpritur të filmit Ballerina në Mbretërinë e Bashkuar u kthye në një moment të paharrueshëm për fansat dhe aktoren kryesore, Ana De Armas, kur aktori i njohur Pedro
ShkoLartë