Tirana “bie” edhe në Bosnjë

1 minut lexim

Tirana mbyll aventurën europiane në Bosnje me bardheblutë që u mposhtën edhe në ndeshjen e kthimit nga Zrinjski me rezultatin 3:2.

Bardheblutë pësuan dy gola që në pjesën e parë dhe u dukën të pashpresë për kualifikimin.

Megjithatë, një start i mirë në fraksionin e dytë pas golit të Ismajlgecit u duk sikur rindezi ëndrrat për kualifikimin, teksa në vazhdim, Florent Hasani humbi një rast të artë për të barazuar shifrat.

Por, sërish boshnjakët nuk ranë në kurthin e euforisë së kryeqytetasve dhe në minutën e 80-të shënuan edhe golin e tretë. Tirana reagoi pas vetëm dy minutash duke shënuar me anë të Redon Xhixhës, por që në fund, për llogaritë e takimit, goli i sulmuesit shërbeu sa për statistikë.

Kështu, bardheblutë përfundojnë rrugën në Europë pa sukeses, një eksperiencë që e nisën nga Champions League por që nuk ia dolën të fitonin asnjë ndeshje nga katër të luajtura.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

A ishte Loredana ‘mollë sherri’ për prishjen e raporteve me Mozzikun? Flet Noizy

Story i radhës

Pse reperët e duan dhe takohen me Gani Gecin?

Të fundit nga