Skuadrat shqiptare po vazhdojnë përgatitjet në kuadër të ndeshjeve europiane, respektivisht Tirana është zhvendosur në Turqi, teksa ditën e sotme ka zhvilluar edhe një ndeshje miqësore me rumunëve të Hermannstadt, takim që nuk shkoi më shumë se barazimi 0-0 mes tyre.
Kjo ishte ndeshje e tretë miqësore e zhvilluar në tokën turke ndërsa më parë, kampionët e Shqipërisë pësuan një disfatë me rezultatin 1-2 ndaj Dinamo-Auto Tiraspol, ndërsa triumfuan në të dytën, në takimin ndaj Shkupit me rezultatin 2-0 falë golave të Seferit e Limajt.
Edhe Partizani i cili ndodhet në Slloveni ka luajtur sot një ndeshje miqësore ndaj Jadran Dekani, sfidë që është mbyllur në barazim 1-1.
Golin për demat arriti ta shënonte Valentino Murataj në minutën e 23-të, ndërsa të kuqtë kishin disa raste për të fituar këtë përballjë, pasi Telushi gaboi nga pika e penalltisë, ndërsa nga ana tjetër Alban Hoxha priti goditjen e ekipit kundërshtar nga pika e bardhe e 11-metërshit.