Tirana ka njohur emrin e klubit të Dudelanzh si kundërshtar për turin e parë të Ligës së Kampioneve gjatë shortit që u hodh ditën e mërkurë. Por sot kampionia e Shqipërisë mëson edhe emrin e skuadrës së mundshme që do të ketë përballë nëse kalon në turin e dytë të turneut.
Bardheblutë janë të vendosur në minigrupin 3 të krijuar nga UEFA dhe kundërshtarë të mundshëm kanë Olimpiakos, Ludogorets/Sutjeska, Zrinjski/Sherif dhe Pjunik/CFR Kluzh.
Shorti
Tobol/Ferencvarosh – Slovan Bratislava/Dinamo Batum
Dinamo Zagreb – Shkupi/Linkoln Red Imps
Leç Poznan/Karabak – Zyrih
HJK Helsinki/RFS – VIktoria Plzen
Nju Seints/Linfilld – Bodo/KI Klaksvik
Ballkani/Zalgiris Vilnius – Malmoe/Fituesi i raundit paraeliminator
Ludogorets/Sutjeska – Shemrok Rovers/ Hibernian.