tingulli i nisjes se windows 95 u shtua ne biblioteken e kongresit 67faa9f1d81b0

Tingulli i nisjes së Windows 95 u shtua në Bibliotekën e Kongresit

April 12, 2025
1 minut lexim

Regjistri Kombëtar i Regjistrimeve Zanore ka publikuar listën e re për vitin 2025, dhe në të përfshihen disa tinguj “për nerd-a” që do të përjetësohen në Bibliotekën e Kongresit.

Ndër ta është edhe tingulli i nisjes së sistemit operativ Microsoft Windows 95, si dhe tinguj nga loja Minecraft.

Tingulli që dëgjohet kur nis Windows 95 është kompozuar nga pionieri i muzikës ambientale, Brian Eno.

Sipas informacioneve të disponueshme, versioni përfundimtar i tingullit ishte dy herë më i gjatë sesa ajo që inxhinierët e Microsoft-it kishin kërkuar, por ata gjithsesi e pranuan, pasi besonin se “përçonte ndjesinë e mirëseardhjes, shpresës dhe përparimit që ata kishin imagjinuar” për këtë epokë të kompjuterëve personal.

Tingulli Volume Alpha nga Minecraft është vetëm i dyti nga bota e videolojërave që është shtuar në regjistër, duke iu bashkuar temës ikonike të lojës Super Mario Bros, e cila u përfshi në vitin 2023.

Tingulli i nisjes së lojës së njohur sandbox, e cila së fundmi ka marrë edhe një film, është kompozuar dhe interpretuar nga Daniel Rosenfeld, i njohur me emrin artistik C418.

Në listën e tingujve për vitin 2025 gjendet muzikë nga një spektër i gjerë zhanresh, dhe aty ka zënë vend edhe kënga e njohur “My Heart Will Go On” e këngëtares së famshme Celine Dion. 

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

cristiano ronaldo futet ne boten e kinematografise 67faa902340e7
Story i mëparshëm

Cristiano Ronaldo futet në botën e kinematografisë

cili eshte efekti i tarifave trump ndaj gjiganteve kineze te cipave 67faacc671ba7
Story i radhës

​Cili është efekti i tarifave Trump ndaj gjigantëve kinezë të çipave?

Të fundit nga

afsqamarhyazeubebnbsbgcacebnyzh-CNzh-TWcohrcsdanleneoettlfifrfyglkadeelguhthahawiwhihmnhuisigidgaitjajwknkkkmkokukylolalvltlbmkmgmsmlmtmimrmnmynenopsfaplptparorusmgdsrstsnsdsiskslsoessuswsvtgtatethtrukuruzvicyxhyiyozu
ShkoLartë