tiktok pranon marreveshjen per shitjen e aseteteve ne shba 694501eee2f67

TikTok pranon marrëveshjen për shitjen e aseteteve në SHBA

December 19, 2025
1 minut lexim

Kompania kineze u komunikoi punonjësve të enjten (18.12.2025) se ByteDance dhe TikTok nënshkruan marrëveshje detyruese me tre investitorë menaxhues: Oracle, Silver Lake dhe MGX, për të formuar një sipërmarrje të re të përbashkët TikTok në SHBA të quajtur TikTok USDS Joint Venture LLC.

Marrëveshja, e cila pritet të mbyllet më 22 janar, do t’i jepte fund përpjekjeve me vite për ta detyruar ByteDance të hiqte dorë nga biznesi i vet në SHBA për shkak të shqetësimeve për sigurinë kombëtare.

Pronari kinez i TikTok, ByteDance, nënshkroi marrëveshje detyruese me tre investitorë të mëdhenj për të shitur pak më shumë se 80% të aseteve të kompanisë në SHBA te investitorë amerikanë dhe globalë për të shmangur një ndalim nga qeveria amerikane, u tha të enjten (18.12.2025) punonjësve CEO i TikTok, Shou Zi Chew.

Marrëveshja është një hap i madh drejt zgjidhjes së pasigurisë ndër vite në lidhje me të ardhmen e aplikacionit të videove të shkurtra në Shtetet e Bashkuaraqë nga gushti i vitit 2020, kur në mandit e parë presidenti Donald Trump u përpoq për herë të parë pa sukses ta ndalonte aplikacionin që tani përdoret rregullisht nga më shumë se 170 milionë amerikanë.

Sipërmarrja e përbashkët amerikane do të mbahet 50% nga një konsorcium investitorësh të rinj, duke përfshirë Oracle, Silver Lake dhe MGX me nga 15% secila; 30.1% do të mbahen nga bashkëpunëtorët e disa investitorëve ekzistues të ByteDance; dhe 19.9% do të mbahen nga ByteDance, thuhej në memorandum.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

ja si eshte vjedhur kupa boterore e fifa s 6945012898cc5
Lajmi i mëparshëm

Ja si është vjedhur Kupa botërore e FIFA-s

arrestimi i gjashte zyrtareve shteteror krejt cka dihet per aksionin e prokurorise speciale bashke me aki ne e policine 694502306693f
Lajmi i radhës

Arrestimi i gjashtë zyrtarëve shtetëror, krejt çka dihet për aksionin e Prokurorisë Speciale bashkë me AKI-në e Policinë

Të fundit nga

Shkëmbi bie mbi njerëz në Turqi

Dy persona kanë humbur jetën dhe një tjetër është plagosur pas rënies së një shkëmbi në rajonin Kapadokia në Turqi. Sipas autoriteteve vendore, aksidenti ndodhi pas reshjeve të dendura të shiut që

Putini: Elon Musk është gjeni

Elon Musk është “gjeni i vërtetë”, ka thënë presidenti rus Vladimir Putin të mërkurën teksa ka shpalosur se të dy janë në kontakt “të afërt” për teknologjinë e satelitëve. Deklarimi u bë
ShkoLartë