ByteDance, kompania mëmë e TikTok, planifikon të rrisë ndjeshëm shpenzimet për stafin me performancë të lartë në vitin 2026, sipas një memoje të brendshme të siguruar nga Business Insider.
Kompania synon të shpenzojë rreth 50% më shumë globalisht për bonuse dhe rritje pagash për punonjësit më të vlerësuar, me qëllim mbajtjen dhe tërheqjen e talenteve.
Përfitimet nuk do të jenë për të gjithë, por vetëm për ata që kalojnë pragje të caktuara në vlerësimet vjetore të performancës.
ByteDance njoftoi gjithashtu se do të investojë 35% më shumë në bonuse për punonjësit që përmbushin ose tejkalojnë pritshmëritë.
Një pjesë më e madhe e shpërblimeve do të jepet në para të gatshme, ndërsa periudha e “vesting”-ut për aksionet do të shkurtohet nga katër në tre vjet.
Paralelisht, kompania do të ristrukturojë pozicionet e punës në 10 nivele të reja dhe do të vendosë standarde më të larta performance.
Këto masa vijnë në një moment ndryshimesh për TikTok, teksa një pjesë e biznesit në SHBA pritet të ndahet në një sipërmarrje të përbashkët me investitorë të rinj.
Burimi: botasot.info


