shperthen krasniqi ku eshte opozita sot a po behet dikush i gjalle pas zgjedhjeve 695ba3e02c8f5

Shpërthen Krasniqi: Ku është opozita sot, a po bëhet dikush i gjallë pas zgjedhjeve?

January 5, 2026
1 minut lexim

Pas fitores së VV-së në zgjedhjet parlamentare të mbajtura në fund të vitit të kaluar, analistët kanë kërkuar përgjigje nga partitë ish opozitare, për rezultatin e tyre që është konsideruar edhe dështim.

Gazetari Vullnet Krasniqi, ka shpërthyer ndaj këtyre subjekteve politike për ‘heshtjen’ sikur të mos ishin në Kosovë.

Sipas tij, akterë të PDK-së e LDK-së duhet ta krijojnë një koncept pas këtyre zgjedhjeve, në përballje me Albin Kurtin.

“Ku është opozita? A janë në Kosovë? Rreziku më i madh është rritja e apetitit të kryeministrit, kur e sheh një opozitë të tillë. Apetiti është i rritur për ma shumë numra. Dikush prej LDK ose prej PDK duhet me kriju një koncept që është alternativa e Kurtit. Ku është opozita sot, më 5 janar? A po bëhet dikush i gjallë?” – tha Krasniqi.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

tiktok po planifikon bonuse me te medha gjate vitit 2026 pasi synon te mbaje talentet me te mire 695ba3af8b018
Lajmi i mëparshëm

TikTok po planifikon bonuse më të mëdha gjatë vitit 2026, pasi synon të mbajë talentët më të mirë

sulmohet shtepia e j d vance thyhen xhamat arrestohet nje person 695ba3f38fc67
Lajmi i radhës

Sulmohet shtëpia e J.D. Vance: Thyhen xhamat, arrestohet një person

Të fundit nga

ShkoLartë