Ditën e Mërkure TikTok njoftoi se çdo përdorues nën 18 vjeç do ti kufizohet aksesi në vetëm 1 orë në ditë në ekran dhe konsiderohet si një prej lëvizjeve më agresive nga një kompani e medias sociale për të parandaluar varësinë tek adoleshentët.
Përdoruesit adoleshentë të TikTok mund të çaktivizojnë këtë funksionalitet i cili është aktive automatikisht. Mendohet që të nxisë një jetë më të shëndetshme online tek të rinjtë duke ju kërkuar të kufizojnë kohën që shpenzojnë përpara ekraneve.
Nëse limiti 60-minuta arrihet, përdoruesve do tu kërkohet të vendosin fjalëkalimin për t’ju kujtuar vendimin nëse duan të vijojnë të shohin video përmes aplikacionit apo jo.
Lëvizja vjen pasi TikTok dhe platformat e tjera të medias sociale janë përballë me kritike lidhur me impaktin që kanë mbi përdoruesit e rinj. TikTok gjithashtu përballet me presion nga Uashingtoni për çështjet e sigurisë dhe shqetësimet për lidhje të ngushta mes kompanisë mëmë Bytedance dhe qeverisë Kineze.
Vendimi më dramatik do të ishte ndalimi i përdorimit të TikTok plotësisht në SHBA.
Corman Keenan, shefja e besimit dhe sigurisë pranë TikTok, tha se kompania është konsultuar me hulumtues dhe ekspertë nga Laboratori i Mirëqenies Dixhitale në Spitalin e Fëmijëve të Bostonit për të vendosur limitet kohe të përdorimit për adoleshentët.
Keenan shtoi se nëse një adoleshent vendos të çaktivizojë limitin e vendosur dhe shpenzon më shumë se 100 minuta në ditë në TikTok, do tu kërkohet të vendosin vetë një limit kohor. “Në muajin tonë të parë të testimit, kjo qasje rriti përdorimin e mjeteve për menaxhimin e kohës me 234%,” shkruante Keenan.
Gjithashtu tha se disa përditësime po vinë në funksionalitetin Family Pairing të kontrollit prindëror ku çdo prind mund të lidhë llogarinë e tij TikTok me llogarinë e fëmijës së tyre për të aplikuar kontrolle. Prindërit mund të aplikojnë filtra mbi videot me emërtime dhe hashtage që nuk duan të shfaqen në kohështrirjen e TikTok të fëmijëve, të vendosin një limit ditor përdorimi apo të aplikojnë kufizime mbi njoftimet që shfaqen.
Platforma të tjera si Instagram dhe TikTok kanë ofruar mjete të ngjashme të kontrollit prindëror që inkurajojë të rinjtë të vendosin limite dhe të menaxhojnë kohën në rrjetet social. /PCWorld Albanian