Kompania mëmë e TikTok, ByteDance, ka pushuar nga puna katër punonjës të cilët kishin aksesuar të dhënat personale të dy gazetarëve në platformë tha një përfaqësues i kompanisë ditën e Enjte.
Të dhënat e përdoruesit në TikTok të dy gatetarëve, të cilët kanë punuar për Financial Times dhe BuzzFeed, ishin aksesuar nga punonjës të ByteDance.
Punonjësit e përfshirë, dy në SHBA dhe dy në Kinë, u shkarkuan menjëherë pas një hetimi bërë nga një firmë ligjore partnere e kompanisë zbuluan CEO-t e TikTok dhe ByteDance.
Në mesin e të dhënave personale të aksesuar ishin adresat IP të cilat zbulojnë vendndodhjen e përdoruesit.
Zbulimi vë më tepër presion mbi TikTok që po përballet me shqetësimet në rritje në SHBA për lidhjet me Kinën. Ligjvënësit Evropianë kanë ngritur alarmin për sigurinë e të dhënave të përdoruesit apo mundësisë se kompania Kineze mund të aksesojë informacionin e përdoruesve të TikTok në SHBA.
Kritikat u shtuan këtë vit pasi BuzzFeed raportoi se të dhënat e përdoruesve Amerikanë ishin aksesuar vazhdimisht nga Kina. TikTok e ka pranuar se disa punonjës në Kinë mund të aksesojnë të dhënat e përdoruesve, por kompania pretendon se një ekip sigurie në SHBA vendos nëse të dhënat e përdoruesve mund të aksesohen nga Kina.
Në Tetor Forbes raportoi se ByteDance kishin planifikuar të përdorte TikTok për të mbikëqyrur disa qytetarë Amerikanë. Në një raport të fundit, Forbes përmendi tre gazetarë të cilët janë gjurmuar nga kompania.
New York Times gjithashtu raportoi se kontaktet e disa gazetarëve janë gjurmuar. Sipas përfaqësuesit të kompanisë, TikTok ka ristrukturuar ekipet e brendshme të auditit dhe rrezikut duke hequr aksesin mbi të dhënat e përdoruesve Amerikanë për këto ekipe.
Dhjetëra shtete Amerikane, përfshirë Maryland, South Dakota dhe Texas kanë ndaluar përdorimin e TikTok nga punonjësit shtetërore dhe në pajisjet shtetërore si dhe një numër të vogël universitetesh.
Senati në fillim të javës kaloi një propozim për të dëbuar TikTok të gjitha pajisjet e përdorura në administratë. Aktualisht TikTok është në negociata me qeverinë Amerikane për të një marrëveshje e cila do të adresonte shqetësimet e sigurisë kombëtare të SHBA duke lejuar përdorimin e aplikacionit në SHBA. /PCWorld Albanian