Vitin e kaluar TikTok tha se kishte arritur 1 miliardë përdorues aktivë në muaj, një indikator se çfarëdo që po bën, po funksionon siç duhet.
Kompania në pronësi të ByteDance ka eksperimentuar në mënyrë të vazhdueshme duke sjellë funksionalitete të reja përfshirë prej atyre të cilat e vendosnin në konkurrencë të drejtpërdrejtë me YouTube.
Eksperimenti më i fundit i kompanisë është ai i videove horizontale me ekran të plotë.
TikTok konfirmoi për TechCrunch dhe një numër përdoruesish pjesë e këtij testimi do të shohin një buton në videot me format katror ose drejtkëndor. Nëse klikojnë këtë buton, videoja do të hapet horizontalisht për të zënë plotësisht ekranin.
TikTok njihet për videot vertikale me metrazh të shkurtër dhe krijuesit të vendosni një mesazh ku tu kërkojnë përdoruesve të përdorin telefonin horizontalisht nëse videoja e tyre është filmuar në mënyrë horizontale.
Nëse kompania e lançon këtë funksion, tashmë as krijuesit as përdoruesit nuk kanë pse të shqetësohen më.
Është lëvizja më e fundit e kompanisë në përpjekje për të zgjeruar audiencën e cila është më tepër e prirë nga formatet si ajo e YouTube.
Në fillim të vitit rriti gjatësinë maksimale të videove nga 3 minuta në 10 minuta. Fëmijët dhe të rinjtë janë ata që po shpenzojnë më tepër kohë në TikTok sesa YouTube. /PCWorld Albanian