tifozi perjashtohet nga stadiumet shqiptare 6928c4f3c5bf3

Tifozi përjashtohet nga stadiumet shqiptare

November 27, 2025
1 minut lexim

Komisioni i Etikës dhe Disiplinës pranë FSHF-së ka dalë ditën e sotme me një njoftim zyrtar.

Në korrespondencë me Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, për aktet e dhunës në ndeshjen Partizani – Vllaznia është marrë një vendim ndaj një tifozi.

Për shkak të dhunës, është marrë vendimi drastik ndaj shtetasit Artur Xhemal Alibashit. Këtij të fundit i është ndaluar hyrja në stadiumet e futbollit në Shqipëri, për çdo veprimtari të zhvilluar nga FSHF.

Ky vendim qëndron në fuqi për një periudhë të pakufizuar kohe.

VENDIMI:  

Komisioni i Disiplinës dhe Etikës pasi u njoh me relacionin e Sekretariatit Teknik, korrespondencën me Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë lidhur me aktet e dhunës në ndeshjen e kampionatit “Abissnet Superiore” FK Partizani-KF Vllaznia të zhvilluar më datë 23.11.2025 ora 16:30 në Kompleksin Partizani, ku janë konstatuar shkelje të parashikimeve ligjore të nenit 48 e vijues të Ligjit 79/2017 “Për Sportin” si dhe pasi shqyrtoi dokumentacionin e paraqitur dhe diskutoi çështjet në tërësi duke u bazuar në nenin 59 e vijues të KDE,

VENDOSI:

1. Të ndalojë hyrjen në stadiumet e futbollit të Republikës së Shqipërisë ku zhvillohen veprimtari të organizuara nga FSHF për një periudhë të pakufizuar kohe shtetasit Artur Xhemal Alibashi.

2. Në bazë të Nenit 7 të KDE, udhëzohen të gjithë anëtarët e FSHF të cilët kanë nën administrim stadiume futbolli, të garantojnë zbatimin e këtij vendimi.

3. Një kopje e këtij vendimi t’i përcillet Policisë së Shtetit.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

analisti dy zv kryeministra nen akuze nga spak dhe qeverisja me e keqe por opozita nuk po i bashkon dot shqiptaret 6928c497a41f8
Lajmi i mëparshëm

Analisti: Dy zv/kryeministra nën akuzë nga SPAK dhe qeverisja më e keqe, por opozita nuk po i bashkon dot shqiptarët!

posta e kosoves dhe posta shqiptare forcojne bashkepunimin strategjik 6928c503cf5f1
Lajmi i radhës

Posta e Kosovës dhe Posta Shqiptare forcojnë bashkëpunimin strategjik

Të fundit nga

Karton i kuq për Lindrit Kamberin në Zvicër

Futbollisti Lindrit Kamberi pati një mbrëmje të pafat në përballjen mes BSC Young Boys dhe FC Zurich në kampionatin zviceran. Young Boys triumfoi me rezultat bindës 3:0 ndaj Zurich-ut, ndërsa ndeshja u
ShkoLartë