analisti dy zv kryeministra nen akuze nga spak dhe qeverisja me e keqe por opozita nuk po i bashkon dot shqiptaret 6928c497a41f8

Analisti: Dy zv/kryeministra nën akuzë nga SPAK dhe qeverisja më e keqe, por opozita nuk po i bashkon dot shqiptarët!

November 27, 2025
1 minut lexim

Analisti Agim Baçi ngriti pikëpyetje për strategjinë e opozitës përballë qeverisjes më të keqe që ka pasur vendi në kaq vite, ku tashmë edhe dy Zv/kryeministra janë të marrë nën akuzë nga SPAK-u, përfshi edhe kryebashkiakun e Tiranës në burg.

Dhe megjithë këtë situatë politike dhe zyrtarë të lartë të arrestuar dhe nën akuzë, por qeveria nuk bie, teksa shqiptarët nuk bashkohen rreth opozitës.

“Këtu mungojnë protestat e mëdha, sepse qeveria nuk ka rënë ende. Ka akuza të rënda, të drejtpërdrejta nga SPAK-u. Por qeveria s’ka rënë. Qeveria nuk ra as më 21 Janar për Metën, aktualisht zoti Meta është në burg, edhe të tjerët, por qeveria nuk ka rënë”, u shpreh Baçi në emisionin “Kjo Javë” të “News 24”.

Analisti sqaroi se faji nuk është as i zotit Berisha dhe as i opozitës, por nuk shpjegonte dot arsyen pse nuk arrinte që kjo opozitë t’i bashkonte shqiptarët në shesh në kaq vite për të rrëzuar qeverinë.

“Unë nuk them se fajin e ka opozita në këto vite apo zoti Berisha, unë nuk e them këtë. Por ka faj që nuk ka bërë të mundur që të bashkojë shqiptarët dhe t’ia përballin kësaj qeverie që ka zv/kryeministrin e dytë të akuzuar dhe të tjerët po nën akuzë. Si ka mundësi përballë një qeverie kaq të keqe, opozita të mos mbledhë e bashkojë gjithë shqiptarët përballë saj për ta rrëzuar”, vijoi ai.

Dhe ndërsa pati një debat dhe përplasje argumentesh në panel me deputetin e PD-së dhe sekretarin e përgjithshëm të kësaj partie, Flamur Noka, Baçi ngriti pyetjen se përse mungonte kjo mbështetje në shesh.

“Pyetja është pse shqiptarët nuk e mbështesin në këtë situatë opozitën atje në shesh”, tha analisti Baçi.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

ndihesh vetem ja disa menyra per te mbetur ne kontakt me miqte edhe kur po mbytesh ne pune 6928b1f1acd9d
Lajmi i mëparshëm

Ndihesh vetëm? Ja disa mënyra për të mbetur në kontakt me miqtë, edhe kur po mbytesh në punë

tifozi perjashtohet nga stadiumet shqiptare 6928c4f3c5bf3
Lajmi i radhës

Tifozi përjashtohet nga stadiumet shqiptare

Të fundit nga

ShkoLartë