Pas aventurës së tij brenda stafit të Roberto Mancinit me kombëtaren italiane, Daniele De Rossi mund të përfshihet padyshim si trajneri i parë në një klub të rëndësishëm. Në disa raste emri i tij është lidhur me klube të ndryshme të Serisë B, por vera e ardhshme mund të jetë më e mira për të parë ish-kapitenin e Romës.
Siç raporton drejtori i Sportitalia, Michele Crisciello, në kanalet e tij sociale, presidenti i Spalit, Joe Tacopina, dëshiron t’ia besojë stolin Daniele De Rossit. Kjo për ta vënë në qendër të një projekti inovativ.
SPAL synon të rikthehet në Serie A një trajner që ka një dëshirë të madhe të dalë dhe të transmetojë idetë e tij futbollistike të asimiluara gjatë karrierës së tij të famshme si futbollist dhe më gjerë.
Nderkohe, Daniele De Rossi, qe ka pasur edhe nje eskperience te Boca Juniors para se te terhiqej nga futbolli i luajtur, po shijon pushimet e tij te merituara dhe nderkohe eshte kapur ne rruget e Romes duke xhiruar me biciklete…
Nje njeri sportiv dhe per te mbajtur veten ne forme, De Rossi eshte shfaqur i buzeqeshur teksa nje kalimtar me makine e ka xhiruar me telefon duke e pershendetur. Nje skene vertet e bukur.
“I madh Daniele” shprehet tifozi. Nje video qe ka bere xhiron e rrjeteve sociale ne nje epoke kur vetem luksi dhe antivlerat vleresohen ne fakt dhe se pasioni dhe sidomos thjeshtesia kane humbur..