Llapi i Podujevës po përgatitet për ndeshjen e kthimit të Conferences League në futboll, kundër Buduçnostit të Podgoricës.
Tifozët therandas, “Xhebrailat” kushtëzojnë Llapin për përkrahje kundër Buduçnostit. Ata kërkojnë të shkarkojnë një zyrtar!
“Me të vërtet do të luajmë kundër sllaveve dhe kur vihet ne pyetje kombi dhe identiteti ynë Shqiptar Xhebrailat janë aty për ta mbrojtur idealin tonë që luftuan breza për të.
Xhebrailat ia kujtojnë Llapit këtë postim
Mirëpo ngurrimi i vetëm i Xhebrailave lidhur me prezencën tonë apo jo është ky postim!.
Ne na ofenduan me bazat më të dobëta që është e mundshme dhe është ofendimi më i madh që mund ti bëhet një shqiptari dhe nga ajo ditë nuk morëm as edhe një kërkim falje.
Në mënyrë që prezenca jonë të definohet kërkojmë nga FC Llapi të shkarkohet Zyrtari për Media!”, thuhet në postimin e “Xhebrailave”.