Tifozët me sytë nga FIFA

June 29, 2025
1 minut lexim

Franko Mastantuono është lojtar i Madridit dhe do t’i bashkohet ekipit të Ksabi Alonsos në gusht, pikërisht kur mbush 18 vjeç. Argjentinasi është eliminuar nga Kupa e Botës për Klube me River Plejt dhe tashmë po shijon pushimet e tij.

Dje është hapur afati i regjistrimit në FIFA, kështu që disa mendojnë se ky i ri premtues mund të luajë në këtë garë me klubin e tij të ri (Realin).

Megjithatë, ai nuk mundet, kryesisht sepse ka marrë pjesë tashmë në turne.

Rregullorja e FIFA-s është e qartë dhe vlen edhe për Alvaro Karreras, megjithëse ai do të jetë në 1/8-at e finaleve me Benfikën sonte në mbrëmje kundër Çelsit. Galiciani pothuajse me siguri do të përfundojë te Reali, por jo në Botëror!.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

Lajmi i mëparshëm

Rama i drejtohet sërish Nigel Farage: Ti Humbe! Të mirëpres në Shqipëri me diell të bollshëm, mikpritje dhe fakte të vërteta

Të fundit nga

ShkoLartë