Rama i drejtohet sërish Nigel Farage: Ti Humbe! Të mirëpres në Shqipëri me diell të bollshëm, mikpritje dhe fakte të vërteta

June 29, 2025
1 minut lexim

Kryeministri Edi Rama, i është përgjigjur sërish politikanit britanik Nigel Farage, pas deklaratave të këtij të fundit mbi shqiptarët në Britani dhe përqindjen e tyre në burgje.

Në një postim të drejtpërdrejtë në X, Rama ironizon Farage për “keqinterpretimin e shifrave”, duke i kujtuar se ai ka humbur dhe se shqiptarët nuk janë numra për t’u përdorur në propagandë pas-Brexit.

Nga ana tjetër postimin Rama e ka bashkëngjitur me një foto të krijuar nga Inteligjenca Artificiale sikur ai dhe Farage ndodhen në plazhet shqiptare duke pushuar së bashku. Kryeministri i bën sërish ftesë Farage të vizitojë Shqipërinë dhe të shijojë mikpritjen tonë.

Rama thekson se shqiptarët në Britani janë profesionistë të ndershëm, dhe se bashkëpunimi me qeverinë britanike ka sjellë ulje të ndjeshme të emigracionit të paligjshëm. Ai sfidon Farage të vizitojë Tiranën si “i ftuar nderi”, për të parë faktet reale dhe mikpritjen shqiptare.

Kryeministri hodhi poshtë si të pavërtetë pretendimin se “1 në 50 shqiptarë në Britani ndodhet në burg”, duke thënë se kjo është një shifër e rreme dhe pjesë e një “iluzioni pas-Brexit”.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

Lajmi i mëparshëm

Përsëri zjarr te “New Star”, zjarri po përhapet drejt shtëpive në Vizbeg

Të fundit nga

ShkoLartë